E rëndë, përplasen nga treni, humbin jetën dy vëllezërit shqiptarë në Gjermani

schedule14:15 - 13 Tetor, 2020

schedule 14:15 - 13 Tetor, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Gjrmani ku dy adoleshentë shqiotarë nga Kosova kanë humbur jetën pasi janë goditur nga treni.

Mediat gjermane bëjnë me dije se dy vëllezërit 13 dhe 17 vjeç janë aksidentuar në momentin që tentuan të kalojnë shinat, në Bavari në periferi të Landshut, Gjermani.

Ndër të tjera në media raportohet se djemtë u ndanë nga një grup shokësh dhe filluan të kalonin barrierat e hekurudhës në mënyrë që të shkurtonin rrugën për në stacionin hekurudhor, ku donin të prisnin trenin për të shkuar në shkollë.

Ndërkohë në lidhje m ekëtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj i cili ka thënë se është tronditur rëndë nga tragjedia që ndodhi sot në Bruckberg afër Münchenit të Gjermanisë, ku humbën jetën dy vëllezërit Arifaj, njëri në moshën 13 vjeçare dhe tjetri në moshën 17 vjeçare.

Deçani është tronditur rëndë nga tragjedia që ndodhi sot në Bruckberg afër Münchenit të Gjermanisë me ç’rast humbën jetën dy vëllezërit Arifaj, njëri në moshën 13 vjeçare dhe tjetri në moshën 17 vjeçare.

Për Deçanin dhe qytetarët e Deçanit është rast i rënd dhe ditë e zezë tragjedia që i ndodhi familjes Arifaj nga Ratishi i Epërm i kësaj komune.

Ngushëllime familjes dhe të gjithë qytetarëve për këtë rast tejet të rëndë!”, shkruan Ramosaj.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!