Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Vlorë, ku një person është gjetur i pajetë brenda një makine.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se personi identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë për shkak të një infarkti.
Ndërkohë policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, është gjetur në mjetin e tij nga familjarët, pa shenja jete shtetasi E. L., 45 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
“Sot, rreth orës 10:50, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, është gjetur në mjetin e tij nga faniljarët, pa shenja jete shtetasi E. L., 45 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al