Një 65 vjeçar është gjetur i pajetë në oborrin e banesës së tij. Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të enjtje në fshatin Arst.
Ndër të tjera mësohet se 65 vjeçari aktualisht banues në Tiranë, i cili paraprakisht dyshohet se e ka humbur jetën për shkak se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti./abcnews.al