E rëndë në Tiranë, pas sherrit i riu qëllon 31-vjeçaren me thikë dhe hidhet nga kati i tetë, vdesin të dy

schedule18:30 - 2 Tetor, 2021

schedule 18:30 - 2 Tetor, 2021

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë pasditen e sotme. Dy të rinj Kliton Pira, 26 vjeç dhe shtetasja e huaj Jawsackie Jaboah, 31 vjeçe janë konfliktuar me njëri tjetrin në një banesë me qira ditore në rrugën “Pjetër Budi” në kryeqytet.

Dyshohet se pas debatit i riu ka qëlluar me thikë në drejtim të 31-vjeçares. Kjo e fundit ka zbritur poshtë për të kërkuar ndihmë. Gjatë kësaj kohe, 26-vjeçari është hedhur nga kati i tetë duke gjetur vdekjen, ndërsa e plagosura ndodhet në spital ku ka ndërruar jetë.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë si dhe as motivi i konfliktit mes tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e saj.

“Rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore, gjatë një konfliktit të çastit, shtetasi me iniciale K. P., 26 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetase të huaj me iniciale J. J, 31 vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

31-vjeçarja u dërgua menjeherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!