E rëndë në Tiranë: Nipi gjen pa shenja jete gjyshërit në banesë, njëri dyshohet të jetë vetëvarur

schedule22:53 - 20 Qershor, 2022

schedule 22:53 - 20 Qershor, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Tiranë. Bëhet e ditur se në vendin e quajtur “Nënstacioni I Selitës”, një qytetar me iniciale M. M. ka gjetur në banesë pa shenja jete gjyshërit e tij.

Dyshohet se 80-vjeçari Safet Meçaj (gjyshi) 80 vjeç është vetëvarur dhe pa ndjenja ka gjetur shtetasen Arta Meçaj (gjyshja), 80 vjeç.  Më pas, stafi i ambulancës ka konfirmuar se kanë ndërruar jetë të dy.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!