Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një burrë ka rënë nga kati i 6-të dhe për pasojë ka humbur jetën.
Gazetarja e Abc, Xhenslila Kodra, bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Kasem Shima”.
Personi që ka humbur jetën është 50-vjeçari Krenar Aliu, i cili ka rënë nga kati i 6-të i pallatit ku ka qenë duke punuar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 10.05.2022, rreth orës 16:55, në rrugën “Kasem Shima”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i një banese ku ishte duke punuar, shtetasi K. A., 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Abcnews.al/