E rëndë në Tiranë/ 3-vjeçari ndërron jetë pas mjekimit te dentisti

schedule11:39 - 5 Tetor, 2023

schedule 11:39 - 5 Tetor, 2023

TIRANË – Një i mitur, vetëm tre vjeç ka ndërruar jetë, pas vizitës te dentisti.

Ngjarja është shënuar në Tiranë, ndërsa familjarët e të miturit akuzojnë dentistin 70-vjecar për mjekim të gabuar në klinikën e tij private.

Burime zyrtare thanë se 3-vjecari ka shfaqur komplikacione pas mjekimit në këtë klinikë, dhe pas 3 ditësh, ka humbur jetën, në spital.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin R. Xh., 70 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi B. S. se shtetasi R. Xh. ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme në klinikën e tij private, djalin 3-vjeçar të shtetasit B. S., i cili pas mjekimit në këtë klinikë ka shfaqur komplikacione dhe pas 3 ditësh, ka humbur jetën, në spital.