Suedia është tronditur nga një krim i rëndë, pasi një 39-vjeçar u vra në sy të djalit të tij. Ngjarja është ka ndodhur në periferinë e Stokholmit. Mediat vendase kanë shkruar se burri ka pasur një përplasje me një bandë të rinjsh.
Babai 39-vjeçar, i quajtur Michael është vrarë me plumb në kokë në sy të fëmijës së tij, teksa po ecte me biçikletë. Policia nuk ka kryer ende asnjë arrestim, teksa hetimet për rastin vazhdojnë.
Suedia prej kohësh po vuan nga rritja e paprecedentë e dhunës, e cila arriti nivele të larta gjatë vitit 2023.
Bandat rekrutojnë të rinj, të cilët shpesh herë, për shkak të moshës, nuk përgjigjen edhe penalisht. Mes anëtarëve të bandave ka edhe 12-vjeçarë.
/abcnews.al