Tre studentë palestinezë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri në Burlington të Vermontit, në atë që autoritetet po e cilësojnë si krim urrejtjeje, sipas BBC.
Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes, teksa 3 të rinjtë të identifikuar si Hisham Aëartani, Tahseen Ahmed dhe Kinnan Abdalhamid, po shkonin për një darkë familjare, me rastin e Ditës së Falënderimeve.
Sipas të dhënave paraprake, të rinjtë, studentë në universitetet Broën, Haverford dhe Trinity kishin vënë në kokë shallin palestinez kur janë përplasur me një person në mes të rrugës.
Besohet qe autori i ka ofenduar të rinjtë dhe më pas ka nxjerrë armën duke qëlluar drejt tyre, dhe më pas është larguar në këmbë.Të plagosurit janë dërguar në spital, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.
/abcnews.al