Kryetarja e një sinagoge në Detroit u gjet e vdekur jashtë shtëpisë së saj të shtunën.Ende nuk dihen motivet për vrasjen e 40-vjeçares Samantha Wall, e cila u gjet e vdekur si pasojë e plagëve me thikë.
Autoritetet e Detroitit kanë kërkuar ndihmën e FBI-së në hetimin e vrasjes së 40-vjeçares.
“Është e rëndësishme të mos nxirren përfundime derisa të gjitha provat të shqyrtohen,” tha White.
Vrasja vjen në mes të tensioneve të përshkallëzuarA në komunitetet hebraike dhe muslimane në SHBA për luftën midis Izraelit dhe Hamasit që ka marrë mijëra jetë që nga fillimi i përleshjeve pas sulmit të befasishëm të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.
Shërbimet e urgjencës e gjetën Ëall të vdekur “me plagë të shumta me thikë në trupin e saj”, sipas deklaratës së policisë. Gjurmët e gjakut e çuan policinë në shtëpinë e 40-vjeçares ku besohet se ka ndodhur krimi.
Në një email për AFP, zyra e FBI-së në Detroit tha se do të “ndihmonte Departamentin e Policisë së Detroitit për të zbardhur çështjen “. Federata Hebraike e Detroitit vëren se zyrtarët hebrenj të sigurisë kanë kontaktuar autoritetet për rastin.
“Ne nuk kemi asnjë provë që të sugjerojë se ishte një akt i synuar i motivuar nga antisemitizmi,” thotë federata. “Ne presim të kuptojmë rrethanat e vdekjes së Samantës.”