Një ngjarje e rëndë ka ndodhur jashtë një kishe në New York, ku një i mitur ka goditur me thikë një 68 vjeçare. Ai më pas ka tentuar të vrasë veten në stacionin e policisë.
Sipas informacioneve, 16-vjeçari ka mbështjellë këmishën që mbante në qafë dhe ka tentuar të vetëvaret.
Sulmi i 16-vjeçarit ndaj 68-vjeçarit është regjistruar nga kamera e sigurisë, ku i mituri është arrestuar pas identifikimit të gjurmëve të gishtave në automjetin e viktimës, me të cilin është larguar nga vendi i ngjarjes.
/abcnews.al