E rëndë në Lushnje, i riu dhunon njerkën, kjo e fundit e çon pas hekurave

schedule08:59 - 10 Tetor, 2022

schedule 08:59 - 10 Tetor, 2022

LUSHNJË – Një ngjarje e rënda ka ndodhur në Lushnjë, ku një person është arrestuar për shkak se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Policia njofton se në pranga ka rënë R.N. Ky person sipas policisë ka dhunuar njerkën e tij. Ka qenë kjo e fundit që ka bërë denoncimin në polici dhe më pas R.N i janë vënë prangat.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar të arrestuarin që të dhunojë njerkën e tij.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin R. N., banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë, ndaj njerkës së tij.

/abcnews.al/