E rëndë në Kosovë, motra dyshohet se mbyti motrën me jastëk

schedule15:15 - 9 Maj, 2021

schedule 15:15 - 9 Maj, 2021

Detaje të reja janë mësuar nga vdekja e 33-vjeçares në Kosovë e cila u gjet a pajetë mesditën e sotme. Burime bëjnë me dije për Gazetën Express se dyshohet se ajo është mbytur me jastëk nga motra e saj e vogël.

Dyshohet se dy motrat vuajnë nga probleme mendore. Në lidhje me këtë rast policia e Kosovës njoftoi se  viktima mund të jetë dhunuar.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast vdekje e dyshimtë, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër 33 vjeç.

Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka njoftuar policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!