E rëndë në Korçë, 45-vjeçari i jep fund jetës në ambjentet e lokalit të tij

schedule15:43 - 3 Nëntor, 2019

schedule 15:43 - 3 Nëntor, 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë.

Policia bën me dije se rreth orës 14.00 një 45-vjeçar  i identifikuar si Viktor Bardhoshi dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu në ambjentet e lokalit në pronësi të tij.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak.

Me datë 03.11.2019, në orën 14.00, jemi njoftuar se në lagjen nr.9, rruga “1 Maji”, shtetasi V.B, rreth 45 vjeç, dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu në ambjentet e lokalit në pronësi të tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!