Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në zonën e Dukagjinit, në Shkodër, ku sipas të dhënave paraprake, dy persona dyshohet se kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.
Burime paraprake bëjnë me dije se një telefonatë për ngjarjen ka mbërritur në Policinë e Shkodrës.
Viktimat janë Lek Gjoni dhe Prel Gjoni, ndërsa Aleks Preka eshte plagosur rende.
Situata vështirësohet edhe nga terreni i thellë malor. Zona e Dukagjinit ndodhet disa orë larg Shkodrës, ndërsa mungesa e valës telefonike në disa pjesë e bën të vështirë komunikimin dhe marrjen e informacionit të plotë.



