E rëndë në Kavajë/ Dëmtohet aksidentalisht me frezë, humb jetën 60-vjeçari

schedule12:43 - 19 Dhjetor, 2023

schedule 12:43 - 19 Dhjetor, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë. Mësohet se një 60-vjeçar teksa po punonte në banesën e tij, është dëmtuar aksidentalisht me mjetin punës, frezë. Si pasojë, ka humbur jetën.

Rreth orës 11:55, teksa punonte në banesën e tij, në Rrogozhinë, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht me mjetin e punës (frezë), shtetasi 60 vjeç. Nga dëmtimet, 60-vjeçari ka humbur jetën“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al