E rëndë në Itali, polici vret motrën dhe nënën e ish partneres së tij

schedule09:05 - 14 Shkurt, 2024

schedule 09:05 - 14 Shkurt, 2024

Dhuna ndaj grave nuk ndalet në Itali, as në ditën e të dashuruarve, sipas mediave italiane.

27-vjeçari Christian Sodano, efektiv i policies italiane, ka vrarë nënën dhe motrën e ish-partneres së tij, e cila ia dalë të arratiset duke u mbyllur në tualetin e banesës ku ndodhi masakra.

Gjithçka ndodhi pranë qytetit Latina, rreth 70 kilometra në jug të Romës. Polici ka shkuar në mbrëmje në shtëpinë e e 22-vjeçaresdhe ka nisur të debatojë me të. Motra dhe nëna e saj e mbrojtën atë dhe papritmas burri nxori armën dhe filloi të qëllonte.

Autori mesa duket nuk e ka pranuar ndarjen me ish-partneren e tij. Ai u arrestua pak më vonë pranë shtëpisë së të afërmve të tij.

/abcnews.al