E rëndë në Itali/ Gruaja vret me gërshërë një burrë dhe më pas i hedh acid

schedule12:35 - 5 Maj, 2024

schedule 12:35 - 5 Maj, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Itali, ku një 42 vjeçare vrau me gërshërë në shtëpinë e saj në Reana del Rojale  ë Udine një 43 vjeçar.

Sipas raportimeve, Silvia Comelli e qëlloi me armë të ftohtë 43 vjeçarin Stefano pas një debati dhe më pas i hodhi acid në fytyrë. Gruaja telefonoi policinë, dhe rrëfeu para hetuesve krimin e rëndë pa dhënë detaje.

Tashmë hetuesit po përpiqen të kuptojnë se cili ishte motivi i vrasjes dhe cilat ishin marrëdhëniet mes të dyve, teksa nuk përjashtohet dhe një lidhje romantike mes tyre.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!