E rëndë në Itali, 22-vjeçarit shqiptar i shpërthen granata në punë

schedule09:45 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 09:45 - 2 Dhjetor, 2022

ITALI – Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një 22-vjeçar shqiptar është plagosur gjatë punës.

Mediat italiane raportojnë se shqiptarit i ka shpërthyer një granatë dorë teksa punonte dhe për pasojë ka marrë dëmtime.

Ngjarja ka ndodhur të enjten në Torino. I riu shqiptar ishte duke punuar në një ndërtesë që po rikonstruktohej.

Mësohet se i riu po punonte me një lopatë duke larguar disa mbetje nga kopshti i ndërtesës. Granta raportohet të ketë qenë e Luftës së Dytë Botërore, e cila u aktivizua dhe shpërtheu.

I riu shqiptar u dërgua menjëherë në spital dhe ka marrë dëmtime në këmbë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!