Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin e Rodosit në Greqi.
Mediat lokale raportojnë se një grua 47 vjeçare është paraqitur në polici duke denoncuar djalin e saj 18 vjeçar për përdhunimin e të vëllait 13 vjeçar, raporton abcnews.al.
Ndër të tjera, gruaja deklaroi para policëve se fëmijet kishin probleme mendore si edhe se gjithçka ishte filmuar në telefonin e një të afërmi tjetër të familjes.
Denoncimi ndodhi më datë 20 gusht, ndërsa policia ka kryer kërkimet përkatëse në shtëpinë e familjes.
Dimokratiki.gr raporton se autoritetet lokale nuk kanë dhënë shumë detaje mbi ngjarjen për shkak të sensibilitetit të saj, por policia ka vërtetuar abuzimin seksual ndaj të miturit pasiu këqyrën edhe telefonin e sekuestruar që kishte filmuar krimin. /abcnews.al