Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

E rëndë në Greqi/ Burri vret gruan në sy të fëmijës së mitur, më pas qëllon edhe veten

schedule12:44 - 22 Maj, 2023

schedule 12:44 - 22 Maj, 2023

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Një 36-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri dhe ka vrarë sot bashkëshorten e tij 39-vjeçare në sy të fëmijës së tyre tetë-vjeçar. Si pasojë e të shtënave, fëmija ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Hipokratit.

Autori pasi ka qëlluar partneren e tij, më pas ka kthyer armën drejt vetes dhe i ka dhënë fund jetës. Çifti janë gjithashtu prindër të një vajze 12 vjeçare, e cila nuk ndodhej në shtëpi kur ndodhi vrasja pasi kishte shkuar tek gjyshja. Ende nuk dihen arsyet pse burri i mori jetën gruas së tij.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!