Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në një zonë rurale të Polykastro, Kilkis të Greqisë, ku një 23-vjeçar pakistanez ka mbetur i vrarë.
Katër persona, tre nga Pakistani dhe një nga Siria, përkatësisht 20, 23, 36 dhe 18 vjeç) janë përfshirë në incident, bëjnë me dije mediat greke.
Sipas policisë, një grup prej katër pakistanezësh që lëviznin në këmbë në zonën e Mikrokastros u sulmuan me shkopinj druri dhe dhunë fizike nga një grup prej të paktën dhjetë personash. Pasi kanë marrë 200 euro dhe një celular, autorët janë zhdukur, duke lënë viktimat e tyre të gjakosura në vendngjarje.
Të rinjtë pakistanezë u dërguan në Spitalin e Përgjithshëm të Kilkisit, ku njëri prej tyre, 23 vjeç, humbi jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa dy të tjerë po trajtohen për lëndime jashtë rrezikut për jetën.
Oficerët e policisë së Departamentit të Paionisë kanë nisur menjëherë kontrollin e policisë që ka çuar në arrestimin e katër të huajve. Sipas APE-MPE, ata janë identifikuar nga viktimat, ndërsa nga vendi i sulmit janë konfiskuar njëmbëdhjetë shkop druri të improvizuar.
Sipas burimeve policore, motivi i autorëve duket se ka qenë grabitja. Policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve të mbetur, ndërsa deri më tani nuk është sqaruar nëse viktimat lëviznin në zonë, duke kërkuar mënyra për t’u larguar nga Greqia përmes kufirit verior. /abcnews.al