Vetëvaret një 43 vjeçar në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash ne lagjen 11 Janari ku 43 vjeçari është gjetur i varur në ambientet e brendshme të shtëpisë së tij, raporton gazetari Elidon Berberi.
Trupin e pajetë të 43 vjeçarit e kanë gjetur të afërmit e tij, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Ai ishte emigrant në Greqi dhe kishte pak ditë që ndodhej me pushime në vendlindje.
Nuk dihen shkaqet që e çuan deri në vetëvarje.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:05, në lagjen “11 Janari”, në banesën e tij është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi L. Ç., rreth 43 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al