Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani. Kandidati i partisë së ekstremit të djathtë AfD për këshillin e qytetit Mannheim u sulmua me thikë mbrëmë. Sipas policisë gjermane, politikani u plagos dhe sulmuesi u arrestua.
In diesem Video soll der Angriff auf Heinrich Koch, den AfD-Politiker, in Mannheim zu sehen sein. #mannheim #afd pic.twitter.com/nWrUVHxT4w
— Junge Freiheit (@Junge_Freiheit) June 5, 2024
Ky është sulmi i dytë brenda pak ditësh në të njëjtin qytet. Të premten e kaluar, gjatë një demonstrate të një lëvizjeje anti-islame të ekstremit të djathtë, një 25-vjeçar afgan plagosi gjashtë persona, duke shkaktuar vdekjen e një polici nga plagët e tij.
Alternativa Fuer Deutschland pretendon se ekstremistët e krahut të majtë fshihen pas sulmit ndaj kandidatit të tyre komunal në Mannheim. Lajmi ende nuk është konfirmuar. “Ne jemi të frikësuar dhe të tronditur,” komentoi kreu i partisë Rhineland Palatinate Markus Forhnmaier.
/abcnews.al