E rëndë në Fier, 44-vjeçari dhunon dhe nxjerr në rrugë për të lypur të miturën

schedule15:44 - 17 Mars, 2022

schedule 15:44 - 17 Mars, 2022

Policia e Fierit ka shpallur në kërkim një 44-vjeçar. Ndaj këtij të fundit ka bërë kallëzim një e mitur 14-vjeçare. 44-vjeçari është kujdestari ligjor i saj, ndërsa ka ushtruar dhunë ndaj të miturës dhe e ka detyruar të dalë në rrugë për të lypur.

“U shpall në kërkim shtetasi Sh. M., 44 vjeç, banues në Levan, Fier, sepse ka bërë kallëzim një shtetase e mitur 14 vjeçe, se 44-vjeçari, i cili është kujdestari ligjor i saj, ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe e ka detyruar të dalë në rrugë për të lypur. Punohet për kapjen e shtetasit Sh. M”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!