E rëndë në Elbasan/ 57-vjeçarja hidhet nga furgoni i pasagjerëve, ndërron jetë

schedule09:21 - 20 Tetor, 2023

schedule 09:21 - 20 Tetor, 2023

Një grua dyshohet se është vetë hedhur nga një furgon pasagjerësh që po qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45 në vendin e quajtur Papër. Viktima është identifikuar si Merushe Gjuzi 57 vjeçe nga Rrogozhina.

Ndërkaq policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po dokumenton prova dhe dëshmi për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë ngjarje të pazakontë.

Gazetarja e ABC News, Edisona Skënderi raporton se viktima njihej prej vitesh si shitëse ambulante e misrave të pjekur.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Papër, shtetasja M. Gj., rreth 50 vjeçe, ndërkohë që udhëtonte në automjetin furgon që drejtohej nga shtetasi , 30 vjeç, dyshohet se ka hapur derën e pasme të furgonit dhe është vetëhedhur.

Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja M. Gj. ka humbur jetën.

Drejtuesi i furgonit po shoqërohet në Komisariat, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!