Durrës/ Një ngjarje e rëndë ka ndodhur te Shkëmbi i Kavajës.
Mësohet se adoleshenti ka rënë nga lartësia e një pallati. Si pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 09:00, te Shkëmbi i Kavajës, një shtetas 17 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e një pallati dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al