E rëndë në Berat, gjendet pa shenja jete një 18 vjeçar

schedule14:15 - 25 Nëntor, 2023

schedule 14:15 - 25 Nëntor, 2023

Një 18 vjeçar është gjetur pa shenja jete në Berat. Policia njofton se i riu nga Kavaja, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, është gjetur të shtunën rreth orës 12:00 në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit.

18 vjeçari ishte pranuar në qershor për trajtim pranë kësaj qendre me vendim të Komisionit Qëndror për Vlerësimin e Nevojave të Personave me Aftësi të Kufizuara Tiranë, pasi vuante nga shëndeti mendor.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./abcnews.al