E rëndë në Belgjikë/ 9 vjeçari gjendet në një dhomë të errët prej dy metrash, ishte mbyllur prej muajsh nga nëna dhe njerku

schedule14:29 - 6 Janar, 2024

schedule 14:29 - 6 Janar, 2024

Një djalë nëntë vjeçar i mbyllur në një dhomë të errët prej dy metrash katrorë, ndoshta për muaj të tërë, u zbulua nga policia belge në Marcinel, Charleroi. Lajmi është bërë i ditur nga prokuroria në Charleroi, duke theksuar se fëmija mund të jetë mbyllur me javë, ndoshta edhe muaj.

Për këto kushte tronditëse paraburgimi u fajësuan nëna dhe njerku. Sipas raporteve të mediave belge, autoritetet belge zbuluan fëmijën nëntë vjeçar në shtëpinë e familjes në Marsinel të mërkurën e kaluar pas një ankese.

Fëmija jetonte në kushte të mjerueshme.

“Ishte në një hapësirë ​​shumë të vogël, dy metra katrorë. Ishte mbyllur atje, në errësirë ​​për javë, madje edhe muaj. Ai nuk kishte shenja të kequshqyerjes apo lëndime fizike.

Do të kryhen teste më gjithëpërfshirëse për të vlerësuar në thellësi gjendjen e tij shëndetësore”, thuhet në deklaratë.

Nëna dhe njerku akuzohen për rrëmbim, privim nga ushqimi, dhe trajtim çnjerëzor dhe poshtërues. Dy të pandehurit do të dalin në ditët në vijim përpara gjykatës së Charleroi, e cila do të vendosë nëse do të qëndrojnë apo jo në paraburgim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!