Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Shtrungaj të Mirditës, ku një 10-vjeçar i cili ka qenë duke luajtur, ka rrëshqitur dhe ka rënë në lumë, duke e marrë rrjedha përpara.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe polumbarët e RENEA-s të cilët kanë nisur kërkimin e trupit por pa rezultat.
Polumbarët kanë ndërprerë kërkimet për shkak të errësirë, dhe do t’i rinisin ato në orët e para të mëngjesit.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 18:45, në fshatin Shtrungaj, Fan, Mirditë, në lumin Fan, është mbytur një i mitur 10-vjeçar, banues në Fan, Mirditë.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe sëbashku me banorët kanë nisur kërkimet.
Në gatishmëri janë vënë edhe palombarët e RNEA-s, të cilët kanë shkuar në drejtim të vendngjarjes, po për shkak të errësirës kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit, do fillojnë në porët e para të mëngjesit
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/Abcnews.al/