E rëndë, i gjenden tre fëmijët e pajetë në banesë, arrestohet 28 vjeçarja amerikane

schedule12:21 - 29 Qershor, 2021

schedule 12:21 - 29 Qershor, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA ku në një banesë janë gjetur tre fëmijë të pajetë. Mediat vendase bëjnë me dije se e dyshuara kryesore e kësaj ngjarje është nëna e tyre e cila ndodhet në burg.

Ngjarja ka ndodhur në Los Angeles, ku në shtëpinë e nënës 28 vjeçare janë gjetur të pajetë nga policia, dy djem dhe një vajzë pa shenja jete në dhomën e gjumit.

Fëmijët u shpallën të vdekur në vend, ndërsa autoritetet po e cilësojnë rastin si të dyshimtë.

Ndër të tjera mediat bëjnë me dije se policët që shkuan në vendin e ngjarjes më pas gjetën edhe një fëmijë tjetër që nuk po merrte frymë. Zyrtarët u munduan që të ofrojnë ndihmë të parë, por veprimi i tyre ishte i pasuksesshëm, sepse fëmijët nuk shfaqën shenja jete.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!