Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Durrës ku një i ri është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:41, ku është gjetur i vetëvarur në banesë shtetasi K.M., 28 vjeç , banues në Durrës.
Fatkeqësisht i riu nuk ka mundur që të mbijetojë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.08.2020, rreth orës 11:41, është gjetur i vetëvarur në banesë shtetasi K.M., 28 vjeç , banues në Durrës, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes./abcnews.al