E rëndë, gjendet i pajetë punonjësi i një kompanie Security në autostradën Tiranë-Durrës

schedule22:24 - 19 Qershor, 2020

schedule 22:24 - 19 Qershor, 2020

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e kësaj të premteje në Tiranë. Policia bën me dije se trupi i pajetë është gjetur në autostradën Tiranë – Durrës , në trotuar pranë një subjekti private.

Ndër të tjera bëhet me dije se 58 vjeçari me iniciale I.D.  është gjetur i shtrire pa shenja gjatë kohës që ai ishte në shërbim si punonjës sigurie pranë një kompanie private.

Informacion paraprak:

Më datë 19.06.2020, rreth orës 20:41, në autostradën Tiranë – Durrës , në trotuar pranë një subjekti private ku ka qënë me sherbim është gjetur i shtrire pa shenja jetë shtetasi I.D., 58 vjeç, punonjës i një kompanie Security.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!