E rëndë, foshnja e porsalindur masakrohet nga zvarranikët

schedule15:03 - 13 Maj, 2020

schedule 15:03 - 13 Maj, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndpdhur në Tajlandë ku një foshnjë e sapolindur është ngrënë nga hardhucat pasi është braktisur në një pellg me ujë.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se foshnja është zbuluar nga një grup djemsh që shkuan për të luajtur pranë bregdetit në Nakhon Si Thammarat, Tajlanda jugore. Ka qenë një 10 vjeçar i cili ka njoftuar rojen për gjetjen e një foshnje në një qese të zezë pranë një pellgu.

Oficerët e policisë dhe ekuipazhi i ambulancës morën pjesë në vendngjarje dhe kontrolluan në bregun e detit ku u gjet foshnja. Ndër të tjera Nong Ake është shprehur se foshnjën e ka gjetur të pajetë brenda dhe organet e brendshme të foshnjës ishin ngrënë të gjitha.

Policia zbuloi se foshnja kishte vdekur për një ose dy ditë. Ndër të tjera paraprakisht dyshohet se foshnja mund të jetë ngrënë nga hardhucat, të cilat jetojnë në pellg dhe normalisht hanë peshk dhe copëza ushqimesh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!