Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në qytetin e Kavajës. Një foshnje rreth 2 muajshe është dërguar pa shenja jete nga prindërit në Spitalin e Kavajës.
Mjekët në Spitalin e Kavajës bënë me dije se foshnja ka ndërruar jetë në orën 03:00 të mëngjesit.
Ndërkohë, trupi i foshnjës është dërguar në morgun e Spitalit të Durrësit, ku pritet që ti nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes. /abcnews.al