E rëndë, foshnja 5 muajshe ka humbur jetën nga Covid në Greqi

schedule17:25 - 24 Janar, 2022

schedule 17:25 - 24 Janar, 2022

Greqia vijojnë që të jetë një ndër vendet që kohët e fundit është  përfshirë nga përhapja e Omicron.

Së fundmi në raportin e fundit të ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se foshnja 5 muajshme nuk kishte sëmundje shoqëruese.

Kjo është foshnja e dytë që ka humbur jetën nga Covid në Greqi. Djali vetëm 5 muajsh i infektuar me Covid dhe është transportuar i pajetë më 22 janar në spitalin e Katerinës. Të njëjtat informacione thonë se foshnja nuk kishte sëmundje shoqëruese .

Ndërkohë në Greqi nga shkurti i vitit 2020 kanë humbur jetën 7 pacientë të moshës nga 0 deri në 17 vjeç./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!