Dy adoleshentë në Las Vegas po filmonin rrugëtimin e tyre, kur shtypën qëllimisht një çiklist në Nevada, ku si pasojë mbeti i vdekur në vend. Bëhet fjalë për një ish-polic të Kalifornisë, i cili u shtyp nga 17-vjeçari i cili bashkë me shokun e tij po qeshnin derisa e goditën.
Ata madje dëgjohen duke i thënë njëri-tjetrit para se ta godisnin “a je gati”, duke treguar qartë se përplasja ishte e qëllimshme. Disa sekonda më pas, viktima fluturon mbi makinë dhe përplaset me forcë në asfalt. Por pavarësisht se u dërgua në spital mjekët nuk arritën ta shpëtonin.
Adoleshentët e larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por më në fund u arrestuan.
Mbi ta rëndon aktakuza për vrasje.
/abcnews.al