E rëndë, 87 vjeçarja gjendet e pajetë në banesë, dyshohet se është vrarë nga e bija

schedule19:45 - 21 Maj, 2020

schedule 19:45 - 21 Maj, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Gjakovë, ku një vajzë dyshohet se ka vrarë nënë e saj.  Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Sabrije Vokshi” në Gjakovë, ku viktimë është një 87 vjeçare.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, ka bërë me dije se dyshohet se autorja e këtij krimi të rëndë është e bija e saj që vuan nga çregullime mendore.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML, teksa e dyshuara është dërguar në spitalin “Isa Grezda” në repartin psikiatrik.

“Sot rreth orës 12:00 në rrugën ‘Sabrije Vokshi’ në Gjakovë, brenda në shtëpi, nga kujdestarja familjare është gjetur pa shenja jete personi M.R. lindur në vitin 1933. Pranë trupit të viktimës ishte e shtrirë vajza e tij, T.R. lindur në vitin 1962 e cila është me të meta mentale. Rastit i janë përgjigjur njësitë policore dhe urgjenca mjekësore dhe mjeku ka konstatuar vdekjen. Viktima kishte lëndime në kokë dhe dorë, por lëndime kishte dhe vajza dhe për këtë ekziston dyshimi i arsyeshëm se si vrasëse potenciale mund të jetë vajza. E njëjta është hospitalizuar në spitalin ‘Isa Grezda’ në repartin psikiatrik. Me vendin të prokurorit të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.