E rëndë, 48 vjeçari vret familjen e vëllait mes tyre dhe dy nipërit e mitur dhe më pas veten në Itali

schedule11:26 - 26 Janar, 2022

schedule 11:26 - 26 Janar, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në  Itali ku një 48 vjeçar ka vrarë familjen e vëllait mes të cilëve dy djem të mitur dhe më pas dhe veten.

Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një banesë në Licata në zonën e Agrigento,në Siçili ku një  48 vjeçar ka vrarë katër anëtarët e familjes së vëllait të tij dhe dy djemtë të moshës 11 dhe 15 vjeç.

Autori i kësaj ngjarje është Angelo Tardino, 48 vjeç , i cili fillimisht tentoi që të arratisej por më pas në një komunikim me karabinierët  për tu vetëdorëzuar ai është vetëvrarë në një rrugë jo shumë larg vendit të masakrës.

Vetëvrasja ndodhi teksa ai po fliste në telefon me karabinierët. Ndërkohë paraprakisht dyshohet se krimi ka ndodhur për një konflikt pronash që vëllezërit kishin mes tyre. /abcnews.al