E rëndë, 29 vjeçari i infektuar me Covid hidhet nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”

schedule08:23 - 13 Gusht, 2020

schedule 08:23 - 13 Gusht, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjtje në Tiranë, ku një i ri është hedhur nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Burime për Abc News bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 ku pacienti me iniciale Xh.K, 29 vjeç, është hedhur nga kati i 3 ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Ndër të tjera mësohet se i riu ishte i infektuar edhe me koronavirus.

Pak orë pas ngjarjes së rëndë ku një 29 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i tretë i spitalit ka reaguar stafi i “Shefqet Ndroqit”.

Në reagim thuhet se stafi i Spitalit  shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 29-vjeçarit me inicialet Xh. K. dhe thekson se po hetohet në lidhje me këtë ngjarje.

Reagimi i plotë

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 29-vjeçarit me inicialet Xh. K. i cili i dha fund jetës mëngjesin e sotëm, dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.

I riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.
Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente.

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!