Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E rëndë, 12-vjeçari qëllohet për vdekje në makinë

schedule10:38 - 1 Prill, 2022

schedule 10:38 - 1 Prill, 2022

Një 12-vjeçar është qëlluar për vdekje, teksa gjendej në një makinë të parkuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Nju Jork.

Mediet e huaja raportojnë se viktima ka qenë në makinë me 2 vajza të tjera. Një 20-vjeçare, shofere e makinës, e cila është në situatë kritike për jetën dhe një 8-vjeçare. 8-vjeçarja ndodhej e në sediljen e pasme të makinës. Për fat të mirë nuk ka marrë asnjë lëndim nga plagët.



Policia shkoi në vendngjarje pas një telefonate pak para orës 20:00 (ora lokale).

“Në sediljen e pasagjerit ishte një djalë 12-vjeçar, i cili u qëllua disa herë. Ai vdiq në vend ”, tha oficeri i policisë.

Sipas të dhënave të para të hetimit, viktimat kishin parkuar mjetin për të blerë për të ngrënë kur “u qëlluan”, tha policia e Nju Jorkut, pa specifikuar nëse objektivi i të shtënave kanë qenë viktimat apo nëse janë goditur nga plumba qorr./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!