Policia e Tiranës, ka arrestuar 36-vjeçarin Ermal Binjakun, pasi ishte shpallur në kërkim, për ngjarjen e 9 Janarit të këtij viti ku një vajzë, lajmëroi policinë se ishte dhunuar nga persona të armatosur dhe se po mbahej peng.
Ermal Binjaku, me precedent të mëparshëm penal, është arrestuar nga forcat e posacme të policisë së Tiranës,pas një informacioni të marrë mbi lëvizjet e tij.
Sipas Policisë, 36 vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë të shpallur në kërkim, kanë mbajtur të mbyllur një vajzë, në një apartament në Astir.
Binjaku rezulton se është arrestuar edhe në vitin 2023, për shkak se udhëtonte në makinë me një person të armatosur pranë Vlorës.
Ndërkohë për ngjarjen në Astir, vijojnë të jenë të shpallur në kërkim, Joni Sadikaj, Skerdi Sina, Arnold Jaho dhe Ogert e Anduen Alia.
Grupi I të rinjëve u zbulua se kishin marrë dy banesa me qira ditore, në zonën e Astiri, por gjatë paradistes së 9 Janarit, një prej vajzave 21-vjeç, lajmëroi prindërit dhe më pas policinë duke pretenduar se ishte dhunuar.
Pas ndërhyrjes së policisë, në banesat e marra nga grupi I djemve dhe vajzave u gjetën 2 armë zjarri, dhe mbetje të kokainës, cka dyshohet se është konsumuar nga të rinjtë.
/abcnews.al


