E reja plagos me thikë vëllain në Shkodër, policia nis hetimet/ Dyshohet se vuan nga shëndeti mendor

schedule12:04 - 15 Mars, 2025

schedule 12:04 - 15 Mars, 2025

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen 19 vjeçare, banuese në Shkodër, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi ditën e djeshme në banesën e saj, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vëllain e saj të mitur, 7 vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasja është dërguar në Spitalin Psikiatrik Shkodër për të marrë asistencën e nevojshme,  pasi vuan nga shëndeti mendor.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!