Xhuana Nikolli, 25 vjeçe nga Shëngjini ndërroi jetë një ditë më parë në QSUT pasi konsumoi fostoksinë.
Lidhur me këtë rast Policia ka shpallur në kërkim bashkëshortin e saj.
Familjarët e saj kanë kallëzuar në Komisariatin nr. 2 në Tiranë bashkëshortin, duke pretenduar se ai ushtronte dhunë ndaj të resë.
Policia e Tiranës e ka shpallur atë në kërkim për “dhunë në familje” dhe “shkaktim të vetëvrasjes”. Uniformat blu kontrolluan edhe banesën e tij në Lezhë, por ai nuk u gjet, ndërkohë që kërkimet për kapjen e tij vijojnë intensivisht./abcnews.al


