E reja denoncoi se u dhunua/ Policia reagon pasi hyri në banesë: Nuk konstatohen shenja fizike, po hetohet për poseduesin e armëve

schedule15:17 - 9 Janar, 2025

schedule 15:17 - 9 Janar, 2025

Policia ka reaguar sërish në lidhje me ngjarjen në zonën e Astirit në Tiranë, ku një vajzë denoncoi se ishte dhunuar. Uniformat blu njoftojnë se nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune ndaj të resë, e cila ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit.

Grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e poseduesit të armëve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!