E refuzoi vendi i saj, gazetarja shtatzënë nga Zelanda e Re, kërkon ndihmën e talebanëve

schedule10:01 - 30 Janar, 2022

schedule 10:01 - 30 Janar, 2022

Zelanda e Re ka refuzuar që të ndihmojë një shtetase të saj dhe pse ajo ishte shtatzënë. Mediat e huaja bëjnë me dije se gazetarja tashmë që ka ngecur në Afganistan po kërkon ndihmën e talebanëve pasi vendi i saj nuk e lejon të kthehet për shkak të disa pengesave në sistemin e karantinimit.

“Kur talebanët i ofrojnë një gruaje shtatzënë dhe të pamartuar një vend të sigurt, atëherë dije që situata jote është e komplikuar”, ka thënë për mediat Charlotte Bellis .

Ndër të tjera gazetarja nga Zelanda e sheh si ironike faktin që para pak kohësh kishte vënë në pikëpyetje mënyrën sesi talebanët trajtojnë gratë, ndërkohë që të njëjtën pyetje tani po ia adreson qeverisë së saj.

Ndërkohë ministri i menaxhimit të COVID-19 në Zelandën e Re, Chris Hipkins, tha për The Herald se ka diskutuar më zyrtarët përkatës nëse janë ndjekur procedurat e duhura në rastin e Bellis, ‘e cila në pamje të parë duket se duhet të japë më shumë shpjegime”.

Zelanda e Re ka arritur të frenojë përhapjen e virusit gjatë pandemisë dhe ka raportuar vetëm 52 viktima në popullsinë e saj prej 5 milionë banorësh.

Por rregulli për karantimin 10-ditor të qytetarëve në hotelet e përcaktuara dhe të mbikëqyrura nga ushtria ka sjellë një listë pritjeje prej mijëra qytetarësh, mes të cilëve duket se është edhe gazetarja shtatzëne. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!