Ditën e djeshme, producenti i njohur Turjan Hysko zhvilloi një mini-intervistë në Instastory, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve.
Padyshim që pyetjet më të shumta kanë qenë rreth të bijës, e cila erdhi në jetë në fillim të muajit korrik.
I pyetur se kush e ka zgjedhur emrin e vogëlushes mes tij dhe Orindës, Turi tregoi që ishte ai që e pagëzoi vajzën me emrin Atara.
Më tej, ai shpjegoi edhe kuptimin e emrit që do të thotë:
“Atarah, meaning “crown” Atara, a former genus of gossamer-winged butterfly (Atarah, që do të thotë “kurorë” Atara, një lloj i fluturës me krahë”./abcnews.al
l.k/abcnews.al