E qëlluan me karrige dhe e bënë për spital, arrestohen dy tifozët e Holandës që rrahën 48-vjeçarin te “9 katëshet”

schedule12:44 - 26 Maj, 2022

schedule 12:44 - 26 Maj, 2022

Tiranë  – Dy të rinjtë banues në Holandë, janë vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Sipas policisë në pranga kanë rënë D. B., 23 vjeç dhe D. H., 21 vjeç. Dy të arrestuarit, në Rrugën e Barrikadave, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë  – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. B., 23 vjeç dhe D. H., 21 vjeç, banues në Holandë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, më datë 24.05.2022, në Rrugën e Barrikadave, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!