Aktori Thomas Jefferson Byrd ka ndërruar jetë në moshën 70 -vjeçare në Atlanta, Georgia.
Sipas Departamentit të Policisë në Atlanta në një deklaratë për Fox News, ai u qëllua me armë zjarri.
Në deklaratë thuhej se kjo ka ndodhur të shtunën në 1:45 të mëngjesit dhe ‘gjetën një mashkull të shtrirë pa ndonjë reagim në vend’.
Personi, më vonë i identifikuar si Byrd, u shpall ‘i vdekur nga plagët e shumta me armë zjarri në shpinë’.
“Detektivët e vrasjeve u përgjigjën lidhur me këtë dhe po punojnë për të përcaktuar rrethanat që lidhen me incidentin. Hetimi është duke vazhduar”, thuhet në deklaratë.
Përgjigjet nga departamenti i policisë theksuan se këto janë informacionet e para dhe se duhet të presim për gjërat e tjera.l.k/abcnews.al