“E qëlluam nëse tregon”, situata e futbollistit para ndeshjes me Argjentinën

schedule10:40 - 4 Korrik, 2018

schedule 10:40 - 4 Korrik, 2018

Të luash në Kupën e Botës kundër Argjentinës për kualifikim në fazën tjetër është e vështirë. Të të rrëmbejnë babain në prag të ndeshjes bëhet akoma më e vështirë. Kjo situatë e pakëndshme ndodhi me kapitenin e Nigerisë, John Obi Mikel, pak orë përpara ndeshjes kundër Argjentinës.

The Guardian ka raportuar se Mikel ishte duke udhëtuar me skuadrën drejt Shën Petërburgut, kur u informua nga një pjesëtar i familjes rreth situatës së babait. Atij iu dha një numër telefoni që të kontaktonte me rrëmbyesit, të cilët e urdhëruan që të paguante një shumë parash në këmbim të lirisë së babait.

Pa Michael Obi, babai i ish-mesfusshorit të Chelsea-t, u rrëmbye në Nigeri, kur po shkonte në funderal. Ai u torturua, por arriti të shpëtonte falë ndërhyrjes së policisë.

Ndërkohë, Mikel ishte i detyruar të merrte një vendim në momentet e fundit nëse do të luante kundër Argjentinës. Nigeriani vendosi të luante, pavarësisht se skuadra e tij humbi 2-1 në një ndeshje shumë të fortë ndaj amerikano latinëve.

Mikel zbuloi arsyet se pse vendosi të luante.

“Luajta ndërkohë që babai im ishte në duart e banditëve. Nuk e dija ç’të bëja, por e dija se nuk mund të lija në baltë 180 milionë nigerianë. Më thanë që do ta qëllonin nëse i tregoja policisë ose ndonjë njeriu. Këtë problem nuk e fola as me trajnerin sepse nuk doja që çështja ime të shqetësonte ekipin në një ditë të rëndësishme siç ishte ajo ndeshje”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!